Shkruaj perberesin ...

Thursday, March 17, 2011

J'adore Crèpe!

Receta e krepes, apo e palaçinkave ne shqip, eshte shume e vjeter, biles thone qe eshte gatuar per here te pare ne shek. e V, e per kete arsye, ekzistojne nje pafundesi variantesh gatimi. Per shkak te perhapjes se kesaj recete dhe elaborimeve qe ka pesuar ajo, nga nje vend ne nje tjeter, mund te quhet fare mire recete e globalizuar. Te famshme, ne vendlindjen e tyre France, jane crèpe suzette me salce portokalli dhe liker por, po aq te mira jane dhe palaçinkat shqiptare. Me kujtohet njehere qe i kam ngrene ne Himare - palaçinka me arra dhe mjalte - ishin bombe kalorike por edhe shume te shijshme. 
Sot eshte dite feste ketu ne Itali dhe te rroje sebepi, si i thone, u vura te gatuaja elmbesiren qe ju percjell: krepes me krem nutelle dhe banane.

Perberesit per 12 krepes:
2 veze
30 gr gjalp
100 gr miell
1/4 e litrit te qumeshtit
 sheqer me sy, sdq me pak se nje luge kafje


Rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik te gjithe perberesit, pervec vezeve. Ne nje tas rrahim vezet dhe i bashkojme me perberesit e tjere. I rrahim   derisa te formohet nje mase te lengshme homogjene. Kete mase e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore. Nxehim nje tigan ne zjarr dhe e lyejme me nje cope gjalp. 




 Me ndihmen e nje garuzhdeje hedhim pak nga nga kjo mase ne tigan dhe e shperdajme duke e levizur. Duhet te jeni shume te shpejte ne shperndarjen e mases! E skuqim per  pak sekonda nga nje ane dhe e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e paletes se kuzhines ose duke e fluturuar ne ajer (jo me
shume force se mos ju behet çentro per llampadarin :))
  

Krem me nutella dhe banane
3 luge nutella
2 banane
2 ose 3 luge qumesht
liker, une perdor amaretto italiano

I hedhim te gjithe perberesit ne frullator dhe i frulojme derisa te perftojme kremin. I vendosim ne frigorifer per rreth 30 min.
Lyejme gjysmen e krepesit me krem dhe shperdajme mbi te rrota banane. E palosim krepesin dhe e sperkatim me sheqer pluhur. 




Gjak e dhjame :D

   

1 comment:

  1. duken shume te shijshme, te lumshin duart, une kam lexuar dhe provuar nje recete vetem me te verdhat e vezes (kuptohet pervec asaj me veze te plota) te bardhat i bera merengue apo pavlova, ishte nga nje liber i guzhinierit te Lady Dianes, uroj te mos gabohem por di qe me beri pershtypje perdorimi vetem i te verdhes. E permenda me deshiren per ta ndare me ty kete variant recete...

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...