Shkruaj perberesin ...

Thursday, March 31, 2011

Kanederli me djathe

Kanederlit eshte pjata me e njohur e kuzhines tipike südtiroleze.  
Ekzistojne shume receta kanederlish: me djathe, melçi, spinaq apo si embelsire me reçel kumbulle/pjeshke/kajsie. Eshte nje pjate e varfer si shumica e pjatave malore. Ingredienti kryesor eshte buka, ose me sakte copat e bukes qe teprojne nga darka dhe qe thahen gjate nates. Amvisat gjermane i gatuajne ne mengjes heret.


Me kujtohet, vite me pare, kur jetoja ne nje lagje  te banuar kryesisht nga gjermane, dhe merrja autobuzin e mengjesit, ate te ores 7.00. Sapo hipja ne autobuz perfshihesha si me magji ne nje vorbull ererash (buke, qepe & djathi) te krijuar nga perpareset shumengjyreshe te plakave, qe ne ate ore zbrisnin ne qytet per te bere pazaret.
Ato 10 minuta ne autobuz me kujtonin udhetimet mbi furgonat rrangalle qe benin rrugen  Elbasan-Tirane, perkrah udhetareve qe, per shkak te ndonje bestytnie apo ku ta di une, konsumonin para nisjes: byrek me gjize, hamburger me djath e mish, byrek me mish, paçe me pilaf, simite me bugaçe, simite me qofte etj.. Kur arrija ne destinacion sensoret e organit tim nuhates kishin pesuar nje black-out total. Me duheshin plot 10 minuta frymemarrje e thelle per ti akorduar dhe po aq kohe per te qetesuar trurin, qe gjithe rruges kishte perseritur si nje automat sharje alla shqiptarçe.
Keto eksperienca mengjesore me bene qe per nje kohe te gjate te me shpifej si recete por, duke jetuar ketu midis maleve, eshte e pamundur te mos e ndeshesh, sepse ben pjese ne menyne e cdo restoranti vendas, sepse shitet ne te gjithe supermarkatat dhe dyqanet ushqimore ne cdo lloj forme: te ngrira apo te fresketa, me kripe apo me sheqer, me djathe apo me melçi, sepse sime bije i pelqejne aq shume sa me kerkon t'ia gatuaj cdo darke.
Me gjithe kete parenteze, jo shume stimuluese per kureshtjen tuaj kulinare, duhet te pranoj qe jane shume te mire :)   

Kanederli me djathe
Perberesit per 4 veta:

300 gr buke e bardhe, e thare
300 gr lloje te ndryshem djatherash malore (Edamer, Emmenthal, Gouda etj.)
1 qepe
80 gr gjalp
1 luge miell ose me teper nese e shikoni te nevojshme
1 gote qumesht
3 veze
leng mishi
bishta hudhre te njome
kripe
djath parmigiano reggiano

Pergatitja:
E ndajme buken ne kubike te vegjel dhe e njomim me qumesht. Koha per zbutjen e bukes eshte gati 30 min. Nderkohe presim holle qepen dhe e skuqim ne gjalp. Kur buka te jete njomur, e shtrydhim dhe e vendosim ne nje tas, ku me pas do te shtojme qepen e skuqur dhe miellin. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme bukes. I perziejme mire me duar derisa te na formohet nje mase e ngjashme me ate te qofteve. E vendosim tasin ne frigorifer per 2'-30 minuta. Formojme  nje qofte dhe ne mes te saj vendosim nje ose disa copa djathi. Ne nje tenxhere vlojme uje te kriposur ose leng mishi dhe nje nga nje hedhim kanederlit. Ne kohen kur fusim kanederlit e ulim pak temperaturen e zjarrit. I leme per gati 15 min. te vlojne. I servirim me gjalp te shkrire, hudher gjarpri te grire imet dhe djathe parmigiano reggiano te grire.
Gjak e dhjame :D

4 comments:

  1. Kete do ta gatuaj sot ne darke, te shohim si del :D, por pa bishtat e hudhres :p

    ReplyDelete
  2. Ngaqe buka atje tek ju nuk eshte njesoj si kjo ketu tek une, te sugjeroj qe ta lagesh me qumesht derisa te njomet plotesisht. Pastaj ta shtrydhesh mire e mire dhe t'i shtosh vezet, PA GOTEN E QUMESHTIT, dhe ingredientet e tjere, gjithashtu edhe miellin sa ta behet si tip brumi qoftesh. Elimino goten me qumesht! Shtoja vetem nese e shikon te nevojshme...nese brumi eshte i forte!
    Me thuaj si do te dalin. Tung

    ReplyDelete
  3. Atehere heren tjeter besoj se do me dalin shume me mire :)

    ReplyDelete
  4. ahhhh sa qef qe i kam keto une :) nqs do kisha mundesi te zgjillja nje vend per te jetuar ketu ne itali, ne vend te pare eshte alto adige, mesi po pres te rikthehm aty, me siguri do shendoshem, se mendjen vetem te te ngrenat e kam lol.

    xoxo Lulu.




    ps: sa e zonja qe je <3

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...