Njohurite qe kam une per gatimet me peshk ne kuzhinen shqiptare jane shume te pakta.
Nuk e di nese kjo varferi ne kuzhinen shqiptare vjen nga vitet e komunizmit, kur ndoshta peshqit konsideroheshin si ushqime luksi apo ne shqiptaret jemi kulinarisht mishngrenes.
Nuk e di nese kjo varferi ne kuzhinen shqiptare vjen nga vitet e komunizmit, kur ndoshta peshqit konsideroheshin si ushqime luksi apo ne shqiptaret jemi kulinarisht mishngrenes.
Do te isha kurioze te mesoja diçka me teper rreth recetave shqiptare me peshq ... prandaj jeni te lutura te postoni ketu apo tek faqja e FB recetat shqiptare me peshq qe njihni.
Sot du ju jap nje recete shume te thjeshte dhe shume verore: peshk ne zgare. Receten e kam "vjedhur" para 4 vjetesh ne nje restorant kroat. Ka qene peshku me i shijshem qe kisha ngrene ndonjehere!
Peshk ne zgare
Perberesit:
peshk i llojit: koce, trofte, levreke, karkaleca deti etj.
leng limoni
kripe
per dressing:
hudhra
lekura limoni Bio te grira
leng limoni Bio
vaj ulliri extravergine
majdanoz i fresket
piper i zi
kete vere ketij dressing i shtova edhe bar blete. Nese keni mundesi ta gjeni te fresket provojeni sepse i jep nje shije te veçante.
pastrojme peshkun nga te brendshmet. E shpelajme mire e mire ne uje te ftohte por nuk i heqim luspat. Lyejme me vaj ulliri dhe kripe peshkun dhe e leme te marinoje per te pakten 30 minuta.
Nderkohe pergatisim nje dressing.
Grijme imet hudhrat, majdanozin, gjethet e barit te bletes. I shtojme kripe, piper, lekure limoni te grire dhe leng limoni. E rrahim dressing dhe e vendosim ne frigorifer.
E nxehim zgaren. E lyejme me vaj ulliri dhe vendosim peshqit te piqen. Shpeshhere eshte e veshtire ta kthesh peshkun nga ana tjeter pa e prishur, prandaj per amatoret (ku bej pjese edhe une) sugjerohet te shtrohet leter alumini mbi zgare. Biles per te qene sa me origjinale dhe per t'i dhene peshkut nje arome me teper, perdorni gjethe rrushi, siç bejne greket.
Gjate pjekjes i sperkatim me dressing e mesiperm ose me vaj ulliri.
E servirim peshkun me dressing dhe me pite te pjekura ne zgare. Pitet para se t'i pjekim i lyejme me vaj ulliri dhe feta hudhre.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment