Shkruaj perberesin ...

Tuesday, August 2, 2011

Spageti me lulelaker, brokoli dhe karrota



Perberesit per 4 persona:

350-400 gr spageti
75 gr karrota te ziera
75 gr. lulelaker e zier
75 gr. brokoli
1 thelb hudher
30 gr buke e grire
vaj ulliri extravergine
piper i zi
djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:

ngrohim vajin e ullirit ne nje tigan dhe i shtojme hudhren e shtypur qe te aromatizohet. Nese deshironi mund t'i shtoni edhe pak spec djeges.
Presim ne rrathe karrotat dhe copetojme lulelakren.
I hedhim perimet ne tiganin qe kemi ne zjarr. I kaurdisim dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I sperkatim me 2 luge buke te grire dhe i kaurdisim derisa buka te skuqet.
Nderkohe ziejme ne uje te kripur spagetit. I kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi perimet.
I perziejme. I sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe djathe parmigiano reggiano. 
Gjak e dhjame :D

P.S.: duke qene para pushimeve jam duke boshatisur frigoriferin prandaj perdora perime te ngrira por, nese perimet i zieni vete mos e hidhni ujin por perdoreni per te zier makaronat.   

 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...