Kjo eshte nje torte e gatuar me mbetjet e fingerfood party
Perberesit per nje torte me diameter 18 cm:
500 gr koret e pancarrè
100 gr gorgonzola e embel
100 gr ullinj te zi
1 gote qumesht
1 gote besciamella
3 veze
30 gr gjalp
kripe
piper
nenexhik
buke e grire per te lyer tepsine
domate te vogla sa per te mbuluar siperfaqen e tortes
vaj ulliri
Pergatitja:
i therrmojme koret e pancarrèse. I shtojme vezet, besciamellen, gorgonzolen e prere ne kubike te vegjel, ullinjte, qumeshtin, gjalpin dhe erezat. Ne fund e rregullojme me kripe dhe i perziejme te gjithe perberesit.
Lyejme me gjalp dhe buke te grire nje tepsi me borde lehtesisht te heqshme. Shtrojme masen e tortes dhe e nivelojme. Rendisim domatet e ndara pergjysem mbi siperfaqen e tortes.
I sperkatim me pak kripe dhe vaj ulliri dhe i pjekim ne furre ne temp. 200°C per rreth 35 minuta. Para se ta presim torten ne feta e leme te ftohet.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment