Shkruaj perberesin ...

Sunday, August 7, 2011

Lazanje me karkaleca deti dhe bizele



Perberesit per 3-4 persona:

gjysem pako lazanje te fresketa
250 gr karkaleca deti te qeruara
gjysem qepe
250 gr bizele te ziera
majdanoz
kripe
piper
vaj ulliri
djathe parmigiano reggiano 

Pergatitja:
qerojme qepen imet dhe e hedhim ne nje tigan ku kemi ngrohur vaj ulliri. I shtojme karkalecat e detit dhe e kaurdisim. I kriposim dhe i shuajme me 2-3 luge uje. I veme kapakun tenxheres dhe i gatuajme per 5 minuta.


 
Me pas e heqim tiganin nga zjarri, i shtojme bizelet, majdanozin e grire dhe e peperosim.
Pergatisim salcen beshamel sipas recetes qe mund ta gjeni ketu



Lyejme me beshamel taven dhe shtrojme petat e lazanjave. I lyeme keto ne fillim me beshamel dhe me pas i shtrojme disa luge nga pergatitja me karkaleca. I sperkatim me djathe parmigiano.
Ndjekim te njejten proçedure derisa te perfundojne petat.

Ne fund e mbulojme taven me leter alumini. E shpojme ne siperfaqe me pirun ne menyre qe te dale avulli dhe e pjekim ne temp. 180°C per 20-25 minuta. E heqim letren e aluminit 5 minutat e fundit qe te piqet edhe siperfaqja. E servirim te ngrohte.



Gjak e dhjame :D


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...