Ky eshte nje post i publikuar automatikisht, kur tashme Ballakumja do te jete me pushime, prandaj pergjigjet per pyetjet mbi receten do te vijne pas 2 javesh.
Tung
Perberesit per 4-6 persona:
1 pete brume brisè e gatshme ose e pergatitur vete
1 patellxhan
1 qepe
200 gr spinaq
3 ose 4 veze
100 gr djathe me myk ose djathe i bardhe
2 luge djathe kaçkavall ose grana i grire
60 ml kos natyral
90 ml qumesht (ose 45 ml qumesht + 45 ml pana)
100-150 gr oriz kokerrgjate i zier
kripe
piper
Pergatitja:
e presim ne feta patellxhanin dhe e pjekim ne furre, te sperkatur me vaj ulliri dhe kripe.
E shtrojme peten e brumit brisè ne nje tepsi dhe i bejme disa vrima ne siperfaqe me nje pirun.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 180°C per rreth 10-12 minuta derisa siperfaqja te filloje te ndryshoje ngjyre.
Skuqim ne nje tigan me vaj qepen e grire imet dhe spinaqin, gjithashtu te grire, per rreth 5 minuta.
Pasi spinaqi te jete ftohur e hedhim ne nje tas. I shtojme vezet, kosin, qumeshtin dhe/ose panen, djathin e shkermoqur dhe kaçkavallin e grire, kripen dhe ne fund piperin.
Mbi peten e brisese shtrojme orizin e zier dhe mbi te disa feta patellxhani.
Me pas u hedhim siper masen me djathe dhe spinaq dhe ne fund shtrojme mbi siperfaqe fetat e mbetura te patellxhanit.
E sperkatim me vaj ulliri dhe e pjekim torten ne furre, ne temp. 180-200°C per rreth 30-40 minuta.
E sherbejme te ngrohte.
E sherbejme te ngrohte.
Mmm...Shumë e mirë, flm për recetën!
ReplyDeleteE bëra me 250 gr kos grek dhe pak fare krem qumështi (~ 5cl). Nuk pata djathë të bardhë, kështuqë përdora 50 gr Emental të grirë; po prapë yll doli.
Edhe orizi, ide shumë e mirë për t'i rritur pak konsistencën bazës, sidomos nqs e bën me brumë të shfletosur (si petë byreku), siç e bëra unë.
Maskim ideal për t'ia prezantuar popullit që e njeh spinaqin vetëm nga Popey! ;)
Përshëndtje!
Ne fakt une u nisa nga byreku grek dhe ato e bejne me pete te hapur vete, siç e ke bere ti por, kush guxonte t'i hynte atij kasaveti ne nje pasdite vere...:)
ReplyDeleteM'u beka qejfi qe paska patur sukses.
Gjithe te mirat,
E.