Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 15, 2011

Misioni u krye!

Per te gjithe ata qe nuk e njohin, Torta Sacher eshte torte vjeneze. 
Receta originale ruhet xhelozisht nga familja Sacher ne Vjene, qe nuk ia ka shitur liçencen askujt ne bote, prandaj çdo recete e Sacherit qe qarkullon eshte me hamendje. Kam lexuar qe ekzistojne edhe receta te tjera,  madje me te hershme, disa prej te cilave vene ne dyshim edhe autoresine e Franz Sacher-it.
Sidoqofte po t'i permbahemi historise zyrtare, torta Sacher lindi ne 1832 nga fantazia e nje nxenesi pastiçer qe po zevendesonte Chefin. Nxenesi quhej Franz Sacher dhe atehere ishte vetem 16 vjeç e punonte si pastiçer ne oborrin e nje princi vienez.

Te shtunen e kaluar e gatova sipas recetes se  Anneliese Kompatscher (te cilen e konsideroja si "guru"), por torta me doli pak e thate dhe e ngjashme me pandispanjen italiane, pra nuk ishte torta Sacher. Per nje pinjolle si une, rezultati ishte ka-ta-stro-fik!
Gjate kesaj jave kerkova, lexova, mblodha receta dhe mbajta shenime.
Receta me interesante qe gjeta eshte kjo qe po ju jap sot. M'u dha gati ilegalisht nga nje mikja ime qe punon ne nje pastiçeri bolzanine.
Perberesi qe me ka habitur eshte vaji i kikirikut. Eshte nje nga ato perberes qe s'kisha per ta gjetur kurre, pasi pastiçeria austriake perdor kryesisht gjalpin e ne fakt tortat e tyre jane bomba kalorike.



Torta Sacher

perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:

5 veze
150 gr sheqer
75 gr miell
40 gr kakao
20 gr bajame te reduktuara ne miell
160 gr vaj kikiriku
16 gr pluhur pjekes
kripe sa te kapin majat e gishtave

per mbulesen e çokollates::
380 gr çokollate e zeze (65-70%)
125 pana per embelsira
30 gr sheqer

400 gr reçel kajsie



Pergatitja:
ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. 
Rrahim me rrahes elektrik ose tel kuzhine te verdhat me sheqerin dhe kripen, derisa te zbardhen. 
Me pas i shtojme pika-pika vajin, pa ndaluar rrahjen.
Ne nje tjeter tas rrahim te bardhat e vezeve derisa te shkumohen. Gjysmen e te bardhave e hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhat e vezeve. 
Ne nje tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekes. I shtojme edhe bajamet e reduktuara ne miell dhe i perziejme te gjitha bashke. Me pas i hedhim ne tasin ku kemi masen me te verdhen e vezes.
I perziejme me luge druri dhe ne fund i shtojme te bardhat e mbetura. 
I perziejme me delikatese nga poshte-lart ne menyre qe te masa te mos bjere.





Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter 24 cm. E shkundim qe te eliminojme miellin e tepert dhe shtrojme ne tepsi masen e tortes.
E pjekim ne temp. 180°C per 50 minuta.




Pasi torta eshte pjekur, e ndajme pergjysem me thiken e bukes.

Ngohim reçelin e kajsise ne nje tenxhere dhe gjysmen e reçelin e shtrojme ne gjysmen e tortes. Siper reçelin vendosim me kujdes gjysmen tjeter te tortes.

Lyejme te gjithe siperfaqen e tortes me pjesen e mbetur te reçelit.

Shkrijme ne banjomaria ose mikrovale çokollaten.
Pergatisim nje shurup me 30 gr sheqer dhe 20 gr uje.
Hedhim ne shurup çokollaten e shkrire dhe e perziejme me tel kuzhine me levizje te shpejta e te panderprera.
Ngrohim panen (pa e zier!) dhe ia shtojme mases se mesiperme, duke e perzier pa nderprerje.
Mbulojme me kete mase torten.
Pasi torta ka kulluar, e vendosim ne frigorifer qe mbulesa te mpikset.



Kur shkriva ne mikrovale çokollaten me ra siguresa e dritave ne kantine, e gjate kohes qe shkova dhe e riaktivova, çokollata sapo kishte filluar te digjej ne fund. Meqe s'kisha me çokollate me perqindje kakao 70%, mendova t'a aromatizoja me kanelle per te neutralizuar eren e djegies, nese kjo kishte prekur edhe pjesen tjeter te çokollates.I hodha nje maje luge kanelle. Rezultati?...SUPER
Kete here e aromatizova prej hallit, por kanella ka per t'u bere perberes ne kete recete.

Monday, October 10, 2011

Kuluri te mbushura

Shqiptohen kuluri ato paninet rrethore qe gatuhen ne Greqi?
Nejse, emrin s'ia di sakte por receten aman e qaj. Kur e konfirmon edhe hana15she, ju te tjerave ju kam ne thes :DDD
Sot po jua sjell te mbushura me proshute & djathe dhe içik alla shqiptarçe, por ju mund t'i mbushni me çfare te doni. Me sallam, mish te grire, djathe, gjize, pra kur te doni te boshatisni frigoriferin kulurite ju vine ne ndihme.




Perberesit per 4 kuluri:

350 gr miell
15 gr maje birre
200 ml qumesht
2 luge te vogla kripe
2 luge te vogla vaj ulliri
fare suzami

Pergatitja:

hedhim qumeshtin dhe majen e birres ne nje gote apo tas dhe e perziejme derisa maja e birres te tretet.
Ne nje tas apo mbi tryezen e punes hedhim miellin. Formojne nje grope ne mes tij dhe i hedhim pak e nga pak qumeshtin me majen e birres. I hedhim 2 luge te vogla kripe dhe 2 luge te vogla vaj ulliri ose vaj luledielli.


Brumin siç e shihni e punoi me shume devotshmeri hana15she :)))



E punojme brumin derisa te fitoje elasticitet dhe me pas e mbulojme me nje pecete te trashe. E vendosim ne nje vend te ngrohte te bymehet, afersisht 2 ore. 





Pasi brumi ka dyfishuar apo trefishuar masen e punojme perseri.
E ndajme ne 4 topa.
I hapim topat e brumit me okllai persegjati.
I mbushim sipas deshires.





Ne fakt mbushjes nuk i hidhet vaj, pasi vaji kullon dhe estetikisht nuk dalin te bukura por, mua me teper sesa per estetiken me intereson shija, prandaj une mbushjes i hedh vaj :)

Mbushja e pare: domate te prera ne copa te vogla, qepe e kuqe e grire imet, djathe feta grek, koper, kripe & vaj ulliri.
Mbushja e dyte: proshute dhe djathe.

Pasi te kemi perfunduar me mbushjen lyejme me uje bordet e petes dhe e rrotullojme duke i dhene formen e nje unaze. Ushtrojme pak force tek bordet ne menyre qe te mos hapen.
Mbushim nje tas me uje (as shume i ftohte dhe as shume i ngrohte), dhe i zhysim per shume pak sekonda kulurite me rradhe.
Ashtu siç i kemi te lagura i kalojme ne nje tas apo pjate te mbushur me fara suzami.
I bejme disa prerje te vogla me gershere pergjate gjithe perimetrit te kulurise dhe e pjekim ne furre me temp. 200°C per afro gjysem ore.
Sapo te dalin nga furra i mbulojme me nje pecete te lagur.

Kulurite te gatuara me qumesht e ruajne butesine per 2-3 dite (ndoshta edhe me teper por tek une nuk rezistojne shume), prandaj mund t'i gatuani te dielen per t'iu dhene femijeve gjate javes. 
Gjak e dhjame :D










Sunday, October 9, 2011

Tave kasapi

T'ju flas per kete recete eshte njesoj sikur t'ju ftoja ne shtepine e gjysherve te mi. T'ju hapja deren e t'ju prezantoja gjyshen time mitike, Nana Norin.
Ndersa une do te terhiqesha per te kerkuar oken e llokumeve e per te kryer adetin e mikpritjes, Nana Nori do t'ju merrte ne pyetje per origjinen e familjes. Do t'ju pyeste per gjysherit, per prinderit, per vjehrrin, per vjehrren dhe pasi te sigurohej qe te gjithe ishin mire me shendet, do t'ju pyeste per lidhjet tuaja me Elbasanin. Sepse Elbasani eshte kerthiza e Shqiperise dhe eshte e pamundur qe juve personalisht, apo familjareve tuaj, te mos ju kete rene rruga kendej, qofte edhe per te provuar ballakumet apo taven me kos.
Gjysh Bimi do t'i lutej me perkedheli "lokes se tij" ta linte hetimin por, gjyshja ime, qe mbart nje memorje 250 GB-she, nuk heq dore derisa te zbuloje qe ndonje kusherire e juaj eshte dhene tek krushqia e kusheririt te saj te 5 apo te 6. E vetem kur te zbuloje nje lidhje shoqerore apo familjare, te holle sa nje fije molineje e skaduar, atehere do t'ju leje te qete duke shprehur kenaqesine me A e sterzgjatur te Elbasanit (Aàààà po ne pjekim! - dmth jemi te afert)
E per mikeshen e re te shtepise gjyshen do ta vije te gatuante taven e kasapit.
Tava e kasapit eshte nje recete shume e vjeter dhe shume pak e perhapur. E kam kerkuar gjithandej neper forume interneti, fb, blogje etj. por duket se asnje s'ia ka haberin kesaj recete.  E ngjashme me rizoton dhe me gjellen me majdanoz eshte nje pjate pranverore qe gatuhet me mish te sapotherur, prandaj edhe emri tave kasapi. 
Sot u mundova te shtroja nje dreke alla shqiptarçe, siç do ta shtronte gjyshja ime gjate periudhes komuniste. Sallate me domate, qepe te kuqe dhe koper, tava e kasapit, sallate jeshile me uthull dhe meze pijaneci :) Mungojne patellxhanat e mbushur turshi, qe tek gjyshja ime s'mungojne asnjehere por....une, mbesa, jam ca dembele :D






Tave kasapi   

Perberesit per 4 persona:

500 - 600 gr mish qingji i fresket
1 qepe
nje tufe e vogel koper e fresket
nje tufe e vogel majdanoz i fresket
nje luge gjelle salce domate ose nje luge e vogel spec i kuq pluhur
400 gr oriz
kripe
vaj ulliri
piper i zi 

Pergatitja:

grijme imet qepen. Ngrohim disa luge vaj ulliri ne nje tigan me borde te larta dhe skuqim qepen bashke me thelat e mishit. 

Ne fakt gjyshja ime nuk i skuq, por po te perdor termin italian "i djersin" ne zjarr te ulet. Sapo qepet humbasin lengun e tyre, i shton gjysem luge apo nje luge te plote uje, derisa te zbuten plotesisht.

Sallate me fasule te kuqe (nuk eshte gatim shqiptar mgjthse fasulet kane qene per ne si patatet per gjermanet :D)

 
I shtojme kripen, specin e kuq pluhur ose salcen e domates dhe i kaurdisim per disa sekonda.
Nese mishi nuk eshte i fresket, i hedhim 2 gota uje qe te marre nje vale ne tigan,  perndryshe e transferojme menjehere ne taven e baltes, i hedhim uje dhe e fusim ne furre derisa lengu te vloje.
Me pas e nxjerrim nga furra dhe i shtojme orizin dhe erezat e fresketa te grira imet.
E rivendosim ne furre per afro 30 minuta te tjera ne temp. 220°C, ose derisa orizi te ziehet, duke i shtuar here pas here uje te ngrohte ne menyre qe te mos perthahet.

Gjak e dhjame - do te thoshte Nana Nori :D


ndersa kjo eshte meze alla shqiptarçe...mos harroni ta shoqeroni me nje gote raki :)

Saturday, October 8, 2011

Imam bajelldi

Oh çfare nepsi kur pashe nje pjate imam bajelldi tek Yummania!
Ne fakt vjeshta nuk eshte stina e pershtatshme per ta gatuar, pasi kjo eshte recete verore por kur te kap nepsi, pervish menget. 
Sot ne dreke mesova edhe 2 legjenda rreth kesaj pjate. Imam bajelldi tekstualisht e perkthyer do te ishte "hoxhes i ra te fiket". Eh - do te thoni ju - iu shfaq parajsa ne pjate hoxhes! Por, gaboheni! Hoxha na paskerka qene nje kurnac i madh, qe kursente edhe piken e vajit dhe kur i kane servirur kete pjate kaq te bollshme e te larmishme me mish e perime e me dy gisht yndyre ne siperfaqe, i ka rene te fiket te shkretit se i eshte dukur sikur i kishin rrenuar ekonomine e xhamise. Ky ishte versioni qe me pelqeu me shume, ndoshta ngaqe imagjinova nje hoxhe si Harpagoni :) por, ekzistoka edhe nje version tjeter sipas te cilit hoxha kishte ngrene aq shume sa ishte velitur dhe i kishte rene te fiket. 



Imam bajelldi

Perberesit per 2-3 persona:


4-5 patellxhana te sterzgjatur
200 gr mish viçi i grire
gjysem qepe
3-4 luge salce domatesh
rigon
piper i zi
vaj ulliri
hudhra shumeeee


Pergatitja:
pastrojme patellxhanat dhe i presim nga fillimi deri ne fund persegjati, pa i ndare pergjysem. U heqim sa me teper tul te mundemi.
Tulin e presim ne copa te vogla.
Qerojme hudhrat dhe qepen dhe kete te fundit e grijme imet. 
Ngrohim disa luge vaj ulliri ne tigan (kjo recete kerkon qe me vajin duhet te tregoheni bujare!)  dhe skuqim hudhrat, qepen dhe mishin e grire per disa minuta. I kriposim dhe i kaurdisim here pas here derisa qepa te zbutet. I shtojme 3-4 luge salce domatesh. I peperosim me piper te zi, mundesisht i bluar ne moment, dhe me pak rigon. E ulim pak temperaturen e zjarrit dhe e leme tiganin edhe 10 minuta te tjera mbi zjarr.
Mbushim me kete mase patellxhanat dhe i rendisim ne tave.
Mases se mbetur i shtojme gjysem gote uje, e kaurdisim dhe e hedhim mbi patellxhanat. I sperkatim patellxhanat me pak kripe dhe vaj ulliri. I pjekim ne furre ne temperaturen 220°C per afro 30-35 minuta. Me pas i servirim te ngrohta. Mua me pelqejne te shoqeruara me sallate greke.

Gjak e dhjame  :D

Friday, October 7, 2011

Lakrori speedy Gonzales

Lakrori speedy Gonzales - nje zgjidhje me sukses te garantuar kur jeni te lodhura e te stresuara dhe s'keni as parà cash ne portofol per te porositur pizza :))) 







Lakror me pastasfoglia

Perberesit per 2-3 persona:

2 pete pasta sfoglia
1 spec i kuq
2 patate
1 salsiçe mantovane
1 hudher
vaj ulliri extravergine
djathe qe shkrihet, psh gouda ose tip tjeter i ngjashem. Te mos jete shume i forte ne shije e te vije pak si i embel.
majdanoz i grire imet
1 e verdhe veze



Pergatitja:



ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri dhe hedhim  1 thelb hudher te shtypur, por te paqeruar dhe nje salsiçe, te cilen e kemi reduktuar ne mish te grire duke e shtypur me pirun.
Pastrojme dhe presim ne shirita specin dhe ne kubike pataten. 
I hedhim perimet ne tiganin ku kemi salsiçen
I kriposim dhe i gatuajme per afro 15-20 minuta duke i shuar here pas here me disa luge uje. Ne fund i peperosim, eliminojme hudhren dhe i leme menjane te ftohen.

Hapim ne tave peten pasta sfoglia.
Shtrojme mbi pete masen me mish e perime dhe 
djathin e grire ose te prere ne kubike te vegjel.
E mbulojme masen me nje pete te dyte, e sperkatim me te verdhe veze dhe e pjekim ne furre ne temp. 200°C per afro 20 minuta. E servirim te ngrohte.

Gjak e dhjame :D 
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...